Prishtinë, 27 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Duke vlerësuar se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës franceze është konfirmim se e drejta ishte në anën e Haradinaj dhe se fletarrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen.