Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me një status në Facebook, ka reaguar për lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.
Veseli ka thënë se rasti si i Haradinajt nuk duhet të përsëritet më, derisa ish-kryeministrit të Kosovës i ka uruar kthim të mbarë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt është lajm i gëzueshëm, të cilin të gjithë e kemi pritur të ndodhë. Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Z. Haradinaj i uroj kthim të mbarë në familje dhe vendin e tij”, ka shkruar Veseli.