Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AQP-ja shpall tender rreth 13-milionësh për naftë, nuk përfshin kushtet profesionale

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka përgatitur dosjen e tenderit për furnizim me naftë. Tenderi për të cilin planifikohen të shpenzohen më shumë se 13 milionë euro nuk përmban kushtet standarde, të cilat çdo dosje e tenderit përmban, shkruan sot Koha Ditore .

Kjo, sipas këtij institucioni është bërë me qëllim që të rritet konkurrenca e të bjerë çmimi i ofrimit të naftës. Në dosjen e tenderit nuk janë kushtet as qarkullimi financiar, as referencat nëse kompania ka fituar ndonjëherë ndonjë kontratë publike .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i AQP-së, Mursel Rracaj, ka thënë se me këtë po bëhen më të hapur për të gjitha kompanitë. “Kjo është bërë me qëllim që secili që merret me këtë çështje të mundë të aplikojë”, ka thënë ai.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.