Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet, përkohësisht, bllokimi i rrugës për te Manastiri i Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se është shtyrë përkohësisht bllokimi i rrugës për tek Manastiri i Deçanit, njofton kumtesa nga kjo LHK, transmeton Koha.net

Shtyrja, sipas kumtesës, është bërë pasi sot ka dhënë dorëheqje kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Selim Lokaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kumtesa thotë se dorëheqja e Lokajt ka ndodhur pas “presioneve të jashtëzakonshme nga faktori i jashtëm, gjegjësisht nga faktori ndërkombëtar në Prishtinë dhe presioneve të mëdha nga faktori vendor.”

Dorëheqja e Lokajt, vjen pas vendimit të organeve të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan me 21 prill 2017, për bllokimin e rrugës për tek Manastiri i Deçanit me 28 prill 2017, duke kundërshtuar kështu kalimin në pronësi të këtij institucioni të pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, pronësi kjo që po i njihet nga ana e institucioneve të Republikës se Kosovës.

Lexoni edhe: Historianët paralajmërojnë, të premten bllokohet rruga e Manastirit të Deçanit