Me një seminar të nivelit të lartë, është shënuar 100-vjetori i Pavarësisë së Finlandës në Prishtinë, raporton KTV.
Ambasadorja Anne Huutamaki ka siguruar për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, duke përmendur se në 17 vjetët e kaluar, kanë investuar mbi 50 milionë euro. Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri Enver Hoxhaj janë shprehur falënderues për kontributin e këtij shteti, në veçanti për ish-presidentin Martti Ahtisaari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe anë të një video mesazhi, të pranishmëve u është drejtuar edhe vet Ahtisaari, duke përshëndetur arritjet e Kosovës, por ka porositur që të vazhdohet me dialogun.
“Vijat kufitare nuk janë fare me rëndësi, në raport me sundimin e ligjit. Dialogu me vendet fqinje është e vetmja mënyrë për të shkuar përpara”, ka deklaruar Ahtisaari.
Ai ka përgëzuar kosovarët për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.