Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A po shkon vendi drejt diktaturës?

“Nëse miratohet projektligji për ndryshimet e Kodit Penal, vendi shkon drejt diktaturës, ku do të penalizohet edhe liria e shprehjes”, thonë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, të cilët megjithëse ishin pjesë e komisionit punues për ndryshimet në Kodin Penal, nuk e dinë se ide e kujt ishte neni 134, raporton KTV.

KTV-ja ka siguruar draftligjin e parë të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, ku neni 134, thotë: “Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara, shpif ndaj një organi kushtetues, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese ose një prej anëtarëve të tyre, do të dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila udhëheq komisionin për Legjislacion, thotë se nuk do të votojë ndryshimet e tilla, madje sipas saj, ato janë bërë kryekëput për të eliminuar kundërshtarët politikë.

Burgu e pret edhe cilindo person që guxon publikisht të shprehë përbuzje ndaj Republikës së Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues, duke fyer ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Kosovës.