Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtare: Qeveria e procedon Demarkacionin më së largu në fillim të javës së ardhshme

Qeveria e Kosovës, këtë javë ose më së largu në fillim të javës së ardhshme, do ta miratojë në mbledhjen e kabinetit qeveritar dhe do ta procedojë në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Siç bëhet e ditur për Koha.net nga Zyra për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit, pas kthimit të kryeministrit Isa Mustafa nga Brukseli, gjatë kësaj jave ose më së largu në fillim të javës së ardhme Marrëveshja për Demarkacionin do të jetë në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pyetjet e Koha.net për kohën kur do të procedohet për ratifikim Marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë ka konfirmuar se "pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Isa Mustafa do të harmonizojë qëndrimet me partnerët e koalicionit dhe në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës".