Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesërmbrëma në Prishtinë aksion simbolik për Ditën e të Pagjeturve

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë nesër në mbrëmje, më 27 prill (e enjte), nga ora 17:00 deri në ora 20:00, në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë zhvillon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, 18 vjet më parë, fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur ende nuk trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës. Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fatkeqësisht në Kosovë nuk u kushtohet rëndësi e njëjtë viktimave pa dallim etnie, prandaj organizojmë aktivitete për këtë temë dy herë në vit: në Ditën Kombëtare për të Pagjeturit dhe në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme. Që nga viti 2008, YIHR KS është organizata e vetme rinore që në aktivitetet e veta e ngrit zërin edhe për viktimat joshqiptare të luftës.

Përkundër kërkesave të shoqërisë dhe familjarëve të personave të pagjetur, Qeveria e Kosovës u ka kushtuar rëndësi të veçantë temave të tjera, por ka dështuar të fusë këtë temë në dialogun e Brukselit, për shkak të mosinteresimit të palës serbe.

Ne insistojmë që shoqëria kosovare nuk do të mund të arrij një paqe të qëndrueshme dhe pajtim pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur. Kjo njëherësh është vërejtje për të gjitha qeveritë e pasluftës, të cilat kanë neglizhuar këtë çështje. Që nga viti 2008, kemi kërkuar përkushtim nga faktorët relevantë angazhim më të madh për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, megjithatëë kemi hasur në vesh të shurdhër, kurse familjarët janë injoruar përmes deklaratave shterpe nga qeveritarët, duke e trajtuar këtë çështje si krejt periferike.

Aktivistët e Nisma Ime nuk do të ndalen në përkrahjen për familjarët e personave të pagjetur dhe përmes aksioneve simbolike do të mbajnë aktuale këtë temë derisa ajo të trajtohet me seriozitetin e duhur.