Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët duan sensibilizimin e shoqërisë për mbrojtje të fjalës së lirë

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, sot në mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Xhavahire Izmaku, kryetare, vendosi në rend të ditës edhe diskutimin mbi kërcënimet e fundit që u drejtuan në adresë të gazetarit Berat Buzhala, dhe të gjitha rastet e kësaj natyre që kanë ndodhur në periudhën e fundit.

Anëtarët e Komisionit, përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare, dënojnë ashpër sulmet dhe kërcënimet e tilla dhe njëzëri kërkojnë nga organet përgjegjëse siguri shumë më të madhe për jetën dhe aktivitetin e gazetarëve në vend, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisioni për Media inkurajon institucionet për veprim dhe preventivë në rastet kur ka paralajmërime për veprime të ngjashme.

Anëtarët e Komisionit diskutuan mbi mundësinë e mbajtjes edhe të një seance me qëllim të sensibilizimit të mbarë shoqërisë në mbrojtje të fjalës së lirë, e cila në vendin tonë është e garantuar më kushtetutë.