Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënohet 19-vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Në Drenoc të Rahovecit është shënuar 19 vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se kjo ditë është nga ato ditët e mëdha të historisë kombëtare që na bënë të ndihemi krenarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai theksoi se sot është dita kur ushtarët që kishin vepruar ilegalisht “dolën dhe thanë se ne jemi ata që do të luftojmë për vendin tonë”, transmeton KP.

Kreu i Rahovecit shtoi se nuk do ta harrojnë këtë ditë sepse u ndien të çliruar, më të sigurt, “sepse tani armiku nuk do të hynte në oborret e shtëpive për t’i maltretuar e vrarë shqiptarët pa menduar se do të vriten”.

“Lufta për liri nuk do të fitohej nëse Feimi si student i dalluar nëse nuk e linte vetëm diplomën që ta merrte në liri qoftë edhe si dëshmor”, tha Vehapi.

Ish-zëvendëskomandati i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, tha se kur të tubohen në këtë vend kanë një qëllim që ta kujtojnë luftën e lavdishme të UÇK-së por ta ruajnë me krenari.

Ai tha se kjo zonë ka qenë ndër më të mëdhatë ku ka pasur 7 brigada me përfshirje të rreth 30 për qind të territorit të Kosovës.