Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e mia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në, tha se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij. Ai deklaratat e zyrtarëve të BE-së, i quajti bajate dhe të gërditshme, transmeton KP.

“Kërcënim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek “Mig”- at rusë. Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE me Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën, në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo