Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje u takuan sot me deputetë të Parlamentit Frankofon belg, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovës.
ë një njoftim për medie, bëhet e ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i informoi ata për situatën politike në Kosovë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë kënaqësi të bisedosh për situatën politike me deputetë evropianë të orientimit të njëjtë politik, citon njoftimi Visar Ymerin. Sot takuam një delegacion të Parlamentit Frankofon belg me të cilët biseduam për situatën politike në Kosovë dhe Evropë.
Delegacioni përbëhej prej: Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Frankofon belg, deputet ne Parlamentin regjional valon dhe kryetar i Komunës Sambreville, Christophe Collignon, anëtar i Komisionit te Jashtëm të Parlamentit frankofon belg, shef i grupit socialist në Parlamentin regjional valon dhe kryetar i Komunes Huy, Francois Bontemps, ambasador i Belgjikës për Kosovë, Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni, Jean-Louis Servais, i ngarkuar me punë në Zyrën e Belgjikës në Kosovë.
Bashkë u dakorduam për bashkëpunim ndërpartiak, si subjekte që i përkasim të njëjtit drejtim socialdemokrat në politikë, thekson njoftimi deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.