Lidhur me grevën e paralajmëruar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë konsideron se nuk ka nevojë për grevë, meqë shumica e çështjeve të ngritura nga kjo sindikatë janë diskutuar, sqaruar dhe zgjidhur në takimin e përbashkët, të mbajtur në mars në Ministrinë e Shëndetësisë.
Siç dihet tashmë, Projektligji për pagat është tërhequr nga procedura e dërgimit në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe deri në një procedim tjetër, palët e interesuara do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të avokojnë për zgjidhjet më të përshtatshme për të gjitha kategoritë, përfshirë këtu edhe punonjësit shëndetësor, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket kërkesës për ngritjen e pagës për profesionistët shëndetësor, kjo çështje është në përgjegjësi të Qeverisë së vendit që të vendosë dhe ajo e ka bërë të ditur se në muajt në vijim do të bisedojë me partnerët socialë për mundësinë e ngritjes së pagave në të gjithë sektorët në varësi nga ngritja ekonomike në vend.
MSh do të mbështesë dialogun social si opsionin më racional për të gjetur zgjidhje për secilin problem dhe rikujton të gjithë profesionistët shëndetësorë për përgjegjësinë që kanë në përputhje me ligjet në fuqi për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e vendit dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.