Ministria e Administratës Publike i ka dhënë fund konfuzionit rreth asaj se kush e udhëheq Shoqatën e Qumështarëve të Kosovës.
Me një vendim të datës 14 prill kjo ministri përgjegjëse për rregullimin e sektorit të OJQ-ve ka hedhur poshtë një vendim të mëhershëm për ndryshim statuti ku disa anëtarë të kësaj shoqatë ishin përpjekur të largojnë Ramadan Memajn nga pozita e kryetarit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy veprim është konsideruar i paligjshëm nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të OJQ-ve pranë MAP-it, i cili e ka shfuqizuar këtë vendim, duke e kthyer kështu Ramadan Memajn si kryetar të shoqatës.
“Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 14.03.2017 pasiqë vlerësoji të gjitha provat dhe shkresat e lëndës, vendosi ta pranoi ankesën si dhe ta anuloj vendimin e Departamentit të OJQ-ve për shkak të pavlefshmërisë absolute”, thuhet ndër të tjera në vendimin e MAP-it.
Shoqata e Qumështarëve është duke avokuar që disa vite pranë institucioneve vendore dhe opinionit publik për parregullsitë në industrinë e qumështit, e sidomos për përdorimin e vajit të palmës, i cili së fundi nga një raport i agjencionit për siguri shëndetësore të BE-së është cilësuar si kancerogjen dhe gjenotoksik.
Ramadan Memaj kishte akuzuar më parë pikërisht disa nga anëtarët e kësaj shoqatë si përdoruesit më të mëdhenjë të vajit të palmës, të cilët pastaj kishin mbajtur kuvendin e kontestuar pas të cilit kishin bërë kërkesë në MAP për ndryshim statuti.
Memaj kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës by info2536 on Scribd