Me dy palë pranga është sjell Gazmend Haliti, të martën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Heqja e prangave nga këmbët ishte më e lehtë për policët, pasi ai kishte veshur pantallona të shkurtër deri te zogu i këmbës, shkruan sot Koha Ditore.
“Mos u ngut, ngadalë-ngadalë ec. S`jemi për ngutë”, i ka thënë njëri prej policëve derisa e ka shoqëruar atë deri te karrigia e të akuzuarve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara Gjykatës, Halitin e ka sjellë akuza nga prokuroria për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist. Ai dyshohet se në vitin 2013-2014 është rreshtuar përkrah organizatës terroriste ISIS në Siri dhe ka qëndruar atje për disa muaj.
Ky është procesi i dytë gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër tij për terrorizëm. Haliti është njëri prej të dënuarve në grupin e njohur si “Badovci”.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)