Me 27 prill do të komunikohet vendimi i Gjykatës Franceze për ekstradimin ose jo të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj beson se përgjigjja e tyre do të jetë refuzuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj do të jetë refuzues mendimi për kërkesën për ekstradim nga Beogradi për shkak se është dëshmuar se i ka defektet e veta kjo kërkesë, veçanërisht është vërtetuar se është e ndikuar politikisht kjo kërkesë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.
Vendet tjera të cilat thotë Haradinaj e kuptojnë historinë e tij dhe të Kosovës nuk e kanë respektuar këtë fletarrest.
Dicka të tillë nuk e ka bërë edhe Franca.
“Mendoj se këta po e trajtojnë drejtësinë serbe si drejtësi kredibile e në fakt ose nuk e dinë ose kanë arsye tjera pse nuk e kanë kuptuar menjëherë se është një lojë nga politika serbe”, ka thënë Haradinaj.