Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

3 milionë e 325 mijë euro do të shpenzojë RTK për muajt prill – qershor të sivjetmë

Vetëm gjatë 3-mujorit prill-qershor të këtij viti, Radio Televizioni i Kosovës ka planifikuar që të shpenzojë 3 milionë e 325 mijë euro, raporton KTV.

Prej tyre, 2 milionë e 750 mijë do të ndahen nga buxheti i shtetit, ndërsa mbi 500 mijë euro do të jenë të hyrat nga marketingu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë periudhë tremujore, RTK-ja i ka dedikuar rreth 2 milionë euro vetëm për paga dhe mëditje.

Ndërsa, në raportin financiar të RTK-së për periudhën janar-mars 2017, vetëm për udhëtime zyrtare jashtë vendit, RTK-ja i ka shpenzuar mbi 55 mijë euro. Shpenzimet e RTK-së për mallra dhe shërbime, kapin vlerën 928 mijë euro, gjë për të cilën pati vërejtje, pasi ka pasur tejkalime.

Për këto shpenzime pati shumë kritika nga anëtarja e Komisionit për buxhet dhe financa, Besa Gaxherri. U kërkua të funksionalizohet Komisioni hetimor parlamentar për RTK-në. Ndërsa, u bënë shumë kritika edhe për numrin e madh të punëtorëve dhe për mungesën e listës së punëtorëve. Për këto çështje të ngritura, pak përgjigje kanë dhënë kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti, dhe zëvendësdrejtori i këtij mediumi, Safet Zejnullahu.