Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxha: Drejtori i PTK-së pagoi 400 mijë euro për kompaninë e miqve dhe humbi 30 milionë euro

Ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, ka akuzuar drejtorin aktual të PTK- së se ka paguar 400 mijë euro një kompani ligjore të miqve të tij, për ta mbrojtur ndërmarrjen në Gjykatën e Arbitrazhit, ku PTK-ja i humbi rreth 30 milionë euro.

KTV-ja ka bërë përpjekje për të kontaktuar Mustafën, por asistentët e tij kanë thënë ai gjendet jashtë vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haxha ka lëshuar një valë akuzash edhe ndaj sindikalistëve të Telekomit, gjë që ka nxitur reagimin e tyre.

Balaj ka thënë se vetëm në kohën sa ndërmarrja menaxhohej nga Haxha, në PTK janë punësuar mbi 900 punëtorë dhe një pjesë e tyre kanë zëvendësuar inxhinierë e njerëz me përvojë, pavarësisht se nuk kanë pasur asnjë ditë përvojë pune.

Ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve ligjore që të ndërmarrin masa ndaj të gjithë personave që kanë pasur pozita udhëheqëse dhe që janë të përfshirë për periudhën që është dëmtuar kjo ndërmarrje nga vendimi i fundit i arbitrazhit.