Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështimi i kryeministrit Mustafa për viza në Bruksel

Kryeministri Isa Mustafa, ka dështuar që ta bindë Komisionarin për Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopulos, që të suspendohet kriteri i Demarkacionit për vizat, raporton KTV.

Komisionari Avramopoulos i ka vlerësuar përpjekjet që Kosova i ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa, që të procedojnë për votim në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të dyja palët janë pajtuar që ky progres duhet mbështetur, dhe në veçanti për faktin se numri i të dënuarve është rritur. Avramopoulos shprehu përkrahjen e tij për Kosovën në fazat e fundit drejt liberalizimit të vizave, dhe paralajmëroi një vizitë në Kosovë para verës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.