Tomor Qela, zëdhënës i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës ka thënë se nuk dëshiron të ballafaqohet me asnjë ekspert në media lidhur me matjen e territorit të Kosovës.
Raporti i fundit nga ky komision thotë se Kosova nuk humb territor, ndërsa kjo është kontestuar vazhdimisht nga ekspertët Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk dua ballafaqim televiziv me askënd. Dua bashkëpunim me të gjithë ekspertët. Ata janë të mirëseardhur për të debatuar rreth gjetjeve të komisionit të ekspertëve për matje të territorit”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Duke folur rreth largimit të Fitim Humollit nga ky komision, Qela ka thënë se ai “çdo herë ka tentuar të jetë kundër nesh. Nuk ka dashur të përballet me çështjet praktike”.
Qela po ashtu ka thënë se anëtari i komisionit Agron Luta, nga Agjencia e Pyjeve në raport ka pranuar se pajtohet me raportin e komisionit.
Ai ka publikuar një dokument në të cilën shihej se Luta kishte pranuar raportin e komisionit por kishte thënë se “nuk mbaj përgjegjësi profesionale për çështjet analitike të raportit”.
Ndryshe nga ky dokument, sot Luta dhe Faruk Bojaxhiu kanë deklaruar se janë kundër raportit dhe se ai është joprofesional.
“Nuk pajtohemi me vlerësimin nga ana profesionale. Raporti është joprofesional”, kanë thënë ata.