Ministri serb Aleksandar Vulin deklaroi se duhet reaguar ndaj deklaratave të sinkronizuar në mes të Edi Ramës dhe presidentit Thaçi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Po kështu vlen edhe për deklaratën e kryetarit të Bujanocit, Jonuz Musliut, sipas të cilit bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte i pakuptimtë nëse nuk iu bashkëngjitet edhe Presheva, Bujanoci e Presheva”, deklaroi ministri serb Vulin, njofton B92, transmeton televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi kujtoi se reagimet e Serbisë ndaj deklaratave të tilla kanë qenë të matura, që na kanë çuar deri më tani në fitore, që edhe tani do të dalim të tillë.
“Serbia tani është tjetër nga ajo e përparshmja, fjala e saj ka peshë. Bashkësia ndërkombëtare ka filluar të besojë në fjalët e Vuçiqit, që ka bërë të ndryshojë imazhin ndaj nesh”, deklaroi ministri serb Vulin.
Tutje ai deklaroi se Serbia është vend që do të punojë për paqen, që do të ketë konsiderate për popullin gjithandej ku jeton në Ballkan.
Ministri serb, Vulin, ndër të tjera deklaroi se ne jemi të interesuar që me shqiptarët të jetojmë në fqinjësi të mirë, por për këtë duhet angazhim i të dy palëve.
Tutje ministri serb Vulin sqaroi se politika shqiptare tani nuk përdor termin “Shqipëri e Madhe”, por “Shqipëri Natyrale”, si term i pranueshëm.