Raporti njëvjeçar i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk ka arritur të kalojë në Komisioni për Siguri, pasi që ai është hartuar nga Administrata dhe drejtori i përgjithshëm në mungesë të Kryeshefit.
Megjithatë raporti është rekomanduar për debat në Kuvend, ndonëse anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se nuk ka çka të votohet në këtë raport “i cili përmban vetëm foto të takimeve të realizuara”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi i komisionit, Daut Haradinaj ka thënë se po bëhet një vit që kur ka kërkuar nga Qeveria që të kompletoj stafin e Agjencisë, por asnjëherë nuk mori përgjegjësi nga ta. Ai edhe njëherë i bëri thirrje kryeministrit që ta kompletoj stafin e Agjencisë pasi vlerëson se ajo është tejet e rëndësishme për mbrojtën e privatësisë së qytetarëve e cila po u shkakton probleme edhe vetë mediave.
Në anën tjetër, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, thotë se po çuditet nga fakti se si ekzekutivi heq dorë nga ky institucion.
Edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj e quan të qëllimshëm mos kompletimin e stafit të kësaj agjencie. Sipas tij, qeveria duhet të kryej obligimet e veta kushtetues e jo të bëjë institucione e t’i lerë gjysmake.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka mungesë stafi prej 9 zyrtarëve dhe kryeshefit.