Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova kërkon mbështetje nga Belgjika për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar mbështetje nga Belgjika për anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare sivjet.

Hoxhaj këtë mbështetje e ka kërkuar pas takimit me një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë takim u diskutua edhe për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Mbështetja e Belgjikës për Kosovën në shumë fusha ka qenë shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që kjo mbështetje të vazhdojë të zgjerohet në proceset në vijim. Jemi shumë të interesuar që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale t’i zbërthejmë në bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve”, ka deklaruar Hoxhaj.