Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxha: Z-Mobile i shkaktoi PTK-së 20 milionë euro humbje me SIM2SIM

Ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha, ka thënë se PTK, me dukurinë SIM2SIM, ka humbur rreth 20 milionë euro.

E tërë kjo dukuri, sipas Haxhës, ka ndodhur pasi në treg ka hyrë operatori virtual “Z-Mobile”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“PTK ka humbur rreth 1 milion euro në muaj me dukurinë SIM2SIM. Nga hetimi që është zhvilluar ka dalë se nga 10 numra të Z-Mobile, 9 kanë dalë se kanë përdorur dukurinë SIM2SIM”, ka thënë Haxha në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij si kryeshef i PTK-së ia ka dalë që, së bashku me Policinë e Kosovës, të ndalojë këtë dukuri.

Dukuria SIM2SIM është vjedhje e trafikut të një operatori telefonik.