Për banorët e Zonës së Kullës në kufirin me Malin e Zi, raporti i Komisionit, në krye me Murat Mehën, sipas të cilit Kosova nuk ka humbur nga Marrëveshja e Demarkacionit, ishte kulmi, raporton KTV .
Të indinjuar thellë me këtë, banorët të cilët këto zona i kanë shfrytëzuar me vite thonë se ekspert e këtij komisioni të ndikuar nga politika ditore pa asnjë fakt dhe dokumentet valide thonë se Çakorri e Bjelluha nuk i takojnë Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSadri Zeka thotë se bjeshkët e tij nuk po mund t’i shfrytëzojë tash e një kohë vetëm për qejfin e politikanëve kosovarë.
Këta banorë shpresën e fundit e kanë te deputetët e Kuvendit, të cilëve u bëjnë thirrje që mos ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Nëse zëri i tyre nuk dëgjohet te deputetët atëherë ata paralajmërojnë se nuk do të rrinë duarkryq.
Ata i kanë kujtuar Murat Mehës se ishte vetë autor i atllasit gjeografik në të cilin mësojnë sot nxënësit e shkollave, e sipas të cilit Çakorri është pjesë e Kosovës.