Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka marrë pjesë sot në një takim me strukturat e partisë në Durrës, ku deklaroi se ne nuk mendojmë që zgjidhja është bllokimi i rrugëve, por zgjidhja është zhbllokimi i rrugëve të krizës.
Idrizi, i shoqëruar edhe nga deputetët Aqif Rakipi, Mesila Doda si dhe nga kreu i PDIU-së në Durrës, Krenar Lasko, theksoi se nuk ka vullnet politik për të dalë nga kjo krizë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të zhbllokojmë rrugët e krizës. Ne i kemi dhënë shqiptarëve sot një krizë që na nxjerr jashtë institucioneve. Politika ka qëndruar vazhdimisht nëpër çadra, para 4 vitesh një palë, sot pala tjetër. Një palë tjetër del në rrugë. Nuk ia kanë borxh shqiptarët kësaj klase politike, këtë konflikt që po përjetojnë sot. Këtë krizë të stisur nga politika shqiptare, të cilët ata që e kanë krijuar, refuzojnë që ta zgjidhin”, u shpreh kryetari i PDIU-së.
image-0-02-04-c109acfdbcff20c608d94f6d7915d1af78e955bc0b6335bbf48766d72b2145a9-VIdrizi theksoi se “Kjo është fushata elektorale më e çuditshme që ne po bëjmë. Është fushata elektorale që ne nuk dimë kë kemi përballë, fushata elektorale që ne nuk dimë se cili është programi i një partie dhe cili është programi i partisë tjetër”.
Ndërsa deputeti Aqif Rakipi tha se “Ne kemi propozuar një pakt kombëtar me disa pika, ku të mos flitet më për krizë, por për ekonominë, për punësimin dhe për interesin e shqiptarëve, ndaj PDIU në Durrës po rritet çdo ditë”.
Deputetja Mesila Doda tha se PDIU ka kërkuar dialog, por deri më tani asnjë nga palët nuk ka pranuar. “Kemi rreth 3 javë që kërkojmë vetëm dialog. Kemi kërkuar një pakt kombëtar nga forcat politike, për të pasur mundësi që palët të ulen dhe të kuptojnë që fëmijët tanë, fëmijët e shqiptarëve, janë më të rëndësishëm se tekat e politikanëve, janë më të rëndësishëm se konflikti i përditshëm”, tha Doda.