Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Shqipëri përshkallëzon protestën, sot bllokon rrugët

Partia Demokratike ka vendosur të përshkallëzoi protestën e saj.

Krerët e saj dhe aleatët e PD kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11:00 -12:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dje PD deklaroi se do të bllokohej qarkullimi tek: Rrethrrotullimi i Shqiponjës; Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë; Rrethrrotullimi i Plugut, Rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot dhe Rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Ndërsa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të jetë tek rrethrrotullimi tek sheshi “Shqiponja”, ku nga aty do të drejtojë protestën e PD-së, që këtë herë do të jetë më bllokim rrugës.

Partia Demokratike, prej 66 ditësh po proteston kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e saj, dhe krijimin e një qeverie teknike, me qëllim organizimin e zgjedhjeve.