Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Asociacioni nuk mund të merret me arsimin e lartë

Deklaratat e zyrtarëve serbë që Universiteti i Veriut të Mitrovicës të jetë i integruar në Asociacionin e komunave serbe po shihen si të papranueshme për ministrin e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Kohë më parë, kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq, kishte deklaruar se Universiteti i Veriut të Mitrovicës duhet të inkorporohet në Asociacionin e komunave serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, edhe zëvendësdrejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ditë më parë ka thënë për mediat serbe se ky universitet do të mbetet gjithmonë nën administrimin e sistemit arsimor të Serbisë.

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë për gazetën se Asociacioni duhet të merret me politika lokale dhe assesi me politika qendrore siç është arsimi i lartë. Sipas tij, Ligji për arsimin e lartë është politikë qeveritare dhe jo lokale dhe assesi nuk mund të jetë brenda Asociacionit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.