Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje aplikon për t’u bërë parti politike, kjo ia mundëson koalicionet parazgjedhore

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk është më iniciativë qytetare.

Subjekti i themeluar nga Albin Kurti ka aplikuar për t’u shndërruar në parti politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky ndryshim ka hedhur poshtë edhe deklarimet e mëhershme të zyrtarëve të këtij subjekti se ata dallojnë nga partitë e tjera politike.

Madje, një deklarim të tillë shpesh e bënte edhe ish-lideri i saj, Albin Kurti.

Por, “Vetëvendosje” tashmë ka ndërruar mendje, duke aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si parti politike.

Regjistrimi si parti politike, ”Vetëvendosjes” do t’i mundësojë që të bëjë edhe koalicion parazgjedhor me ndonjë parti tjetër politike.

Për njohës të zhvillimeve politike në vend, regjistrimi i “Vetëvendosjes” në KQZ si parti politike, cilësohet si veprim taktik i tyre.

Kjo, sipas Ramush Tahirit, ia hap rrugën asaj për koalicion parazgjedhor.