Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet që 50 milionë eurot e ndara për shëndetësi të shpenzohen për aparaturën e QKUK-së

Ndonëse nuk kanë buxhet për të nënshkruar kontrata për nevojat që kanë, SHSKUK-ja po detyrohet të paguajë para pa marrë në këmbim asgjë.

Ky fenomen po e përcjell këtë institucion, pasi në mungesë të mjeteve, pavarësisht se kryhen të gjitha procedurat tenderuese, nuk nënshkruhen kontratat me operatorin fitues, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky i fundit paraqet ankesë e pas shqyrtimit, gjykata e tenderëve e gjobit SHSKUK-në.

Drejtues të këtij shërbimi që janë të vetëdijshëm për këtë situatë thonë se vetëm duan mirëkuptimin e OSHP-së e në anën tjetër të shpresojnë se Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë diçka.

Krejt këto probleme, anëtarë të komisionit për shëndetësi thonë të kenë ndodhur për shkak të mosangazhimit institucional për të përmirësuar gjendjen, gjë që po u kushton qytetarëve.

Thonë se ministria duhet të angazhohet me urgjencë që të shfrytëzojë 50 milionë eurot e ndara nga qeveria.