Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur javën e shkuar, sot u mbajt mbledhja e rregullt e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, me kryetarët e degëve të LDK-së, në të cilën u diskutua për punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe për proceset themelore integruese të Kosovës.
Siç njofton LDK përmes një komunikate për media, njëzëri u vlerësua se kryeministri Mustafa, Qeveria dhe kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së “po punojnë me përkushtim në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se këtë e dëshmojnë rezultatet e shumta e tashmë të prekshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si rezultat i qeverisjes së mirë, Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e zhvillimit ekonomik, në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe këtë e dëshmojnë raportet e të gjitha institucioneve më kredibile ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e LDK-së të lëshuar pas mbledhjes së rregullt të kreut të LDK-së me kryetarët të degëve të partisë, raporton Koha.net.
Më tej thuhet se kryetarët e degëve të LDK-së i kanë dhënë mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë për, siç thuhet, “të çuar përpara proceset qeverisëse dhe proceset integruese, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”.
“Kryetarët u pajtuan që degët e LDK-së të punojnë me të gjitha strukturat që ky proces të finalizohet me sukses dhe që LDK-ja të japë kontribut themelor, me qëllim që qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët dhe të mund të lëvizin lirshëm”, potencohet në komunikatën e LDK-së.