Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Po presim përgjigje nga familja Dehari për ekipin e pavarur hetues

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka raportuar sot në Komisionin për Integrime, ku ka folur edhe rastin Dehari.

Hoxha është deklaruar se kanë bërë të gjitha procedurat e mundshme si ministri, teksa po presin një përgjigje nga familja, transmeton Koha.net.

“Ne po presim përgjigje nga familja për krijimin e një ekipi hetues ose komision të pavarur për t’u marrë me rastin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Hoxha.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo