Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me të gjeturat e Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës.
Lekaj, këtë komision e ka quajtur “marionetë të Isa Mustafës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komisioni për matjen e territorit, prej fillimit ka qenë një marionetë e Isa Mustafës, që për detyrë ka pasur legjitimimin e planeve të tij, për sakatosjen e territorit të Kosovës”, ka thënë Lekaj, raporton Koha.net.
“Ata kanë qenë argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllëkun e tyre. Krejt Kosova e di ketë fakt. Këtë e dinë edhe anëtarët e këtij komisioni, e di edhe Isa Mustafa”, thotë Lekaj, ndërsa pretendon se “këtë e dinë edhe mediat”.
Shefi i deputetëve të AAK-së i akuzon anëtarët e këtij komisioni se janë kontraktuar “për një punë të pistë” dhe prandaj “e kanë prodhuar një rezultat të pistë”.
“Kisha dashtë të them krejt kjo çoftë në ndërgjegjen e tyre, por ata njerëz nuk kane as ndërgjegje”, ka përfunduar ai.