Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestuesit antishqiptarë në Maqedoni vendosin tenda para Kuvendit

Protestuesit maqedonas, të cilët që nga janari po protestojnë çdo mbrëmje kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe dhe kundër formimit të qeverisë nga LSDM dhe partitë shqiptare, planifikojnë ta vazhdojnë protestën me vendosjen e tendave para Kuvendit të Maqedonisë.

Po ashtu edhe sot ka vazhduar protesta e ngjashme si ç do ditë, ku është bërë thirrje kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, raporton Alsat M.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, apo formimin e qeverisë nga LSDM dhe deputetet e VMRO-DPMNE-së.