Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Rakiqit nuk duhet lënë mundësia që të mund t’i ndalë punimet në urë”

Punimet në urën mbi lumin “Ibër”, në pjesën jugore po vazhdojnë me intensitetin e njëjtë, por jo edhe në anën veriore.

Kjo, për shkakun se dy ditë më parë, kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, urdhëroi të ndalen punimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë vendim ai thotë ta ketë marrë, pas disa incidenteve të ndodhura në Mitrovicë.

Mirëpo, Rakiq nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së për të treguar arsyet e vërteta të ndaljes së punimeve.

Asamblistët shqiptarë në Kuvendin Komunal të Veriut, kanë thënë se ky vendim i kryetarit Rakiq, është i pamenduar mirë.

Goran Rakiq ndërkaq, ka kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një përgjigjeje elektronike, ka sqaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët përkatëse në lidhje me punimet në urën e Mitrovicës dhe ambientin përreth.

KTV-ja ka kontaktuar edhe ministrin e Mjedisit, Ferat Shala, i cili ka thënë se punimet në urë nuk duhet të ndalen. Kohë më parë është paralajmëruar që ura mbi lumin “Ibër” të lëshohet në qarkullim më 9 maj, pikërisht në Ditën e Evropës.


“Rakiqit nuk duhet lënë mundësia që të mund t’i... by kohanet