Organizata “Let’s Do It Kosova”, nesër më 22 Prill, do të organizojë aktivitete në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017, për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Tokës”.
Aktiviteti kryesor për nder të kësaj dite do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00, në hapësirën e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivitetet e nesërme për nder të Ditës së Tokës, “Let’s Do It Kosova” do t’i realizojë së bashku me Fakultetin e Edukimit dhe studentët, të cilët do të ndihmojnë në pastrimin e hapësirave të kampusit universitar, dhe jo vetëm.
Po ashtu, nesër studentët e Fakultetit të Edukimit së bashku me vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” dhe vullnetarë nga Kompania “Baruti-Ag”, do të mbjellin 22 fidanë “Paëllonia”, të dhuruar nga Kompania “Liridoni”.
“Let’s Do It Kosova” u bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të “Ditës Ndërkombëtare të Tokës” dhe të jenë të përgjegjshëm karshi mjedisit, të mos hedhin mbeturina vend e pavend, në mënyrë që të kemi një Kosovë të pastër.
Data 22 Prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës që konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin, keqpërdorimin dhe ndotjen e Tokës. Kjo datë që shënohet me pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e fidanëve të ndryshëm, synon ndërgjegjësimin qytetar karshi çështjeve mjedisore.