Prishtinë, 21 prill - Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshm do të bëjë në Badovc një stërvitje dyditore me njësitë për kërkim-shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Pjesëmarrës në këtë ushtrim do jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHapja e këtij ushtrimi do të bëhet nesër, e shtunë, më 22 prill, duke filluar nga ora 11:00 dhe do të zgjasë dy ditë. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh, pra aktivitet ditor dhe brenda natës.
Ushtrimi do të mbahet nëë Liqenin e Badovcit nga 22.-23 prill 2017 në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i Ariut.