“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin si problem disa deklarata jo krejtësisht të kujdesshme gjatë ditëve të fundit për bashkim e ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, transmeton Koha.net.
Scott ka theksuar se SHBA-ja përkrah sovranitetin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe beson se për këto vende rruga e vërtetë është anëtarësimi në Bashkimin Europian, ka theksuar për FoNet, i pari i diplomacisë amerikane në Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për këto deklarata, Scott, sipas FoNet, ka thënë se ato janë për t’u brengosur sepse nuk i kontribuojnë stabilitetit të rajonit dhe nuk përkrahin rrugën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“E vlerësojmë shumë deklaratën e Aleksandar Vuçiqit” ka thënë Scott i cili konsideron se deklaratat e disa politikanëve nga njëra dhe pala tjetër bëhen vetëm për të hedhur benzinë në zjarr, përcjell FoNet.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditë më parë ka thënë se nëse mbeten të mbyllura dyert e BE-së për Shqipërinë, atëherë do të bëhet bashkimi i saj me Kosovën.
Pas Ramës, këtë e përsëriti edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi.