Në Shqipëri janë rritur aplikimet për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.
Ministria e Energjisë bën të ditur se, kërkesa e parë është depozituar për një central në zonën e Topojës në Fier. Një investim privat me një fuqi të instaluar deri në 2 megavat, pothuajse sa një hidrocentral i vogël.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEksperte te energjisë shprehen se, deri tani janë bërë dy aplikime dhe po vazhdon një i tretë, në lidhje me investime në ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.
Fuqia e tyre arrin deri në 2 megavat, brenda pritshmërive të parashikuara.
MEI bën të ditur se, energjia nga dielli po kthehet në një mundësi të leverdishme për qytetarët.
Një çati me panele diellore mund të mbulojë një konsum mesatar mujor prej 500 kilovatësh.
Prodhimi zgjat deri në 25 vite dhe kostoja mbulohet brenda 8 viteve të para. Për investime të tilla nuk nevojitet licenca nga ERE, madje energjia e tepërt mund të hidhet në rrjetin e OSHEE-së.