Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadri Veseli e të tjerë gjobiten, munguan në procesin ndaj deputetëve të VV-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci e Leonora Halimaj janë dënuar me nga 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore.

Të dënuarit kanë marrë këtë gjobë pasi kanë munguar në seancat gjyqësore ndaj deputetëve që lëshuan gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqesor dhe kanë munguar. Në seancë kanë qenë deputetet Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi, raporton KTV. 

Urdhërarrest dhe paraburgim është lëshuar për deputetin e VV-së Albin Kurti. Gjyqtari Beqir Kalludra këtë vendim e ka marrë për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.

Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë kjo është bërë sepse ka zëra që demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputetët akuzohen për përdorim të armës dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend.