Vetëvendosje njofton se sot janë arrestuar dy aktivistë të saj: Veton Dragusha e Blerim Maçastena, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit, ata janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta të mëhershme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës me një kumtesë të veten:
Më datë 21.04.2017 rreth orës 09:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar dy urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për sigurimin e prezencës së dy personave në seancë gjyqësore.
Urdhëresat janë e nxjerrë në muajin prill të këtij viti, dhe në to janë specifikuar detyrimet, për policinë, që të pandehurin V.D dhe B.M, me datën 21.04.2016, të dërgohen në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën themelore.
Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.