Edhe pse Kosova ka krijuar politika dhe kuadër ligjor për mbrojtjen e fëmijëve, sidomos atyre me aftësi të kufizuara, zbatimi i tyre vazhdon të jetë sfidë për institucionet e vendit.
Nga nëntë shtete, pjesë e Indeksit për Mbrojtjen e fëmijëve, Kosova llogaritet e teta, në veprimet e saj për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë institucioneve të vendit u rekomandohet që të përmirësojnë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor, duke rritur numrin e stafit profesional dhe asistentëve profesionalë, në mënyrë që ata të vijojnë mësimin në shkolla publike bashkë me moshatarët e tyre.
Ky rekomandim ka dalë në “Studimin krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës dhe Raportit të Progresit”, të publikuar të enjten nga koalicioni rajonal për mbrojtjen e fëmijëve ChildPact dhe koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.