Rekrutimi i strukturave paralele të Serbisë brenda institucioneve të Kosovës po vazhdon edhe në nivelet e larta qeverisëse.
Të enjten kryeministri Isa Mustafa ka emëruar ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi njëkohësisht ushtron edhe funksionin e kryetarit të komunës paralele të Zveçanit, i emëruar me vendim politik të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Emërimi i tij është bërë në vitin 2015, dy vjet pas nënshkrimit të ashtuquajturës marrëveshje e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ku mes tjerash ishte arritur pajtimi që strukturat paralele të Serbisë të zëvendësohen me organet e dala pas zgjedhjeve që do t’i organizonin në Kosovë.
Më 3 nëntor të vitit 2013 ishin mbajtur për herë të parë zgjedhjet lokale edhe në katër komunat veriore të banuara me popullatë shumicë serbe.
Megjithatë, konstituimi i organeve të reja komunale nuk ndikoi që Serbia t’i shuajë strukturat paralele. Kjo ka bërë që shumë zyrtarë serbë t’i mbajnë nga dy kapela, duke u paguar prej buxhetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.