Rezultati dobët i PISA-s jo domosdo tregon intelektin e nxënësve. Kryesisht, ajo tregon degradimin e sistemit arsimor.
Këtë në Rubikon të KTV-së e tha Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPikërisht për këtë, Qehaja tha se investimi duhet të bëhet në kurrikulë dhe tekstet mësimore.
“Këta janë komponentët kryesorë përmes të cilave mund të korrigjohet gjendja në arsim", ka thënë ai.
E, Besa Shahini nga organizata Plenumi për Arsim, theksoi se mungesa e bibliotekave dhe klubeve për lexim bën që në vend të ekzistojë një nivel i tillë i leximit.
Shahini për këtë i hedh përgjegjësin institucioneve të cilat do të duhej të kujdeseshin më shumë në këtë. Shahini është skeptike nëse kurrikula e re duhet të aplikohet në të gjitha shkollat.
Ajo thotë se nuk bën fillimisht të përhapet kultura e pastaj tekstet e reja shkollore.
Mirëpo, ministri Bajrami thotë se nuk ka vend për shqetësime në kurrikulën e re mësimore. Ai thotë se ora e mësimit tash e tutje do të jetë më atraktive dhe mësimdhënësi do të jetë vetëm një moderator.
“Jemi drejt standartizimit teksteve. Këtu guximshëm do të shkojmë dhe s'kemi çka humbim kohë. Shqipëria e Maqedonia kanë vite që i kanë këto tekste", ka thënë ai.