Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të një “gabimi teknik” zyra e Telekomit në Mitrovicë paguante nga 10 mijë euro në muaj për rrymë

Më shumë se 10 mijë euro në muaj ka paguar për energji elektrike Zyra regjionale e Telekomit të Kosovës në Mitrovicë, gjatë periudhës së dimrit, duke harxhuar dyfish më shumë sesa zyrat tjera.

Hetimet nisën tek atëherë kur drejtuesit e kësaj zyre morën vërejtje nga menaxhmenti në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menaxheri Esat Isufi, që është në krye të zyrës tash e dy vjet, thotë se niveli i lartë i pagesës ekziston shumë vite më parë dhe në periudhën e dimrit ajo arrin në mbi 10 mijë euro në muaj.

Në pikën furnizuese të kësaj ndërmarrjeje kanë qasje në furnizim edhe numër i madh i banesave, të gjitha të ndërtuara para luftës.

Mirëpo, mënyra e vendosjes së kësaj kablloje është paksa e çuditshme, pasi ajo lidhet me njërin nga blloqet përmes një hyrjeje, e cila duket se ka shumë vite që nuk është më e shfrytëzueshme.

Nga ana tjetër, KESCO ka bërë të ditur se e gjithë ngjarja ka të bëjë me një gabim teknik shkaku i instalimit të gabuar të njehsorëve nga nënkontraktuesi i Telekomit.