Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq e sulmon Apostollovën, e akuzon se asnjëherë s’ka shkuar në Beograd

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk ka nguruar sot ta “qortojë” shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostollova, për deklaratën e saj, sipas të cilës dialogu i Brukselit ka rezultuar me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sipas tij ajo nuk është e informuar mirë për mandatin që ka, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se formimi i çfarëdo formacioni të armatosur në territorin e Serbisë, përkatësisht krijimi i ushtrisë së Kosovës, do të përbënte kërcënim për sigurinë në gjithë rajonin. Por, siç është shprehur ai, nga Brukseli ende nuk ka ndonjë informacion se do të mund të vazhdojë dialogu mes Beogradit e Prishtinës, u shpreh ai, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjuriq, sipas këtij burimi, u deklaroi kështu gazetarëve pas ligjërimit në Institutin për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi në kohën kur “po vringëllohet me deklarata për rivizatimin e kufijve dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe Fashiste në territorin e vendit tonë”, duke e trajtuar kështu Republikën e Kosovën pjesë të Serbisë.

Siç është shprehur ai, krijimi i ushtrisë së Kosovës në kohën kur kryetari i Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se serbë nuk duhet të ketë më në Kosovë, është përpjekje për nxitjen e nivelit të tensioneve dhe të konflikteve të reja.

Ne, ka thënë ai, kundërshtojmë fuqishëm dhe angazhohemi për respektimin e Marrëveshjes Ushtarake-Teknike nga Kumanova (e ka fjalën për Marrëveshjen e Kumanovës më 9 qershor 1999, sipas të cilës forcat ushtarake dhe çdo formacion i armatosur serb duhet të braktis Kosovën – sqarim ynë), ka thën Gjuriq, transmeton Koha.net.

ka thënë se Forumin e Ambasadorëve miq nga 40 shtete e ka informuar për rreziqet nga “Shqipëria e madhe” që të përhapë destabilitet në një varg shtetesh të rajonit.

Gjuriq “vajton” edhe për nivelin e jetesës në Kosovë, duke ia “qarë hallin” shumicës së banorëve të saj. Siç raporton FoNet ai ka thënë se është biseduar edhe për ekstremizmin fetar që po shfaqet dhe për faktin se 10 deri 15 për qind e popullsisë është anëtarësuar në grupet fetare që kanë parashenjë ekstremizmi. Në Kosovë niveli i papunësisë arrin në 63 për qind ndërsa 45 për qind e popullsisë jeton në nivelin e varfërisë, ndërsa ish-komandantët e UÇK-së janë gjithnjë e më të pasur dhe politikisht më të dhunshëm, ka tërhequr vërejtjen Gjuriq.

nuk ka nguruar ta “qortojë” as shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostollova, për deklaratën e saj, sipas të cilës dialogu i Brukselit ka rezultuar me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sipas tij ajo nuk është e informuar mirë për mandatin që ka “ose bashkëpunëtorët e saj nuk e kanë informuar drejt se për çka po negocionohet”, transmeton Koha.net deklaratën e tij.

“Kosova e Metohija nuk e ka vendin në organizatat ndërkombëtare sportive dhe të tjera, ndërsa e kemi vënë re se ajo si e deleguar e Bashkimit Europian për Kosovën asnjëherë nuk ka ardhur në Beograd. Ndërsa në përvjetorin e pavarësisë së njëanshme të Kosovës ajo ka marrë pjesë me liderët shqiptarë në fillimin e punëve për ndërtimin e objekteve në pikëkalimet kufitare për të cilat nuk ka marrëveshje”, siç raporton FoNet, ka thënë ai.

Shumë jo diplomaci ka edhe në sjelljet e saj, ka thënë Gjuriq dhe ka shfaqur shpresën se ajo nuk përfaqëson qëndrimet e “shefave të saj në Bruksel”.

Gjuriq po ashtu ka thënë se nuk e ka të qartë se si do të veprojë BE-ja për të detyruar Prishtinën që të zbatojë marrëveshjet dhe ta ulë në tavolinën e bisedimeve.