Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murat Meha akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Kundër Murat Mehës, Ismet Kryeziut dhe Nemanja Spasiqit, është ngritur aktakuzë nga Departamenti për krime të rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Një vendim i aplikuar për herë të parë vetëm ndaj ‘Marigona Residence’, ka bërë që Murat Mehës në cilësinë e Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës, t’i ngritet aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton Periskopi .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë proces, pala e dëmtuar është ‘Marigona Residence’ që pëson një humbje prej rreth 5 milionë eurosh.

Aktakuza është ngritur më 7 nëntor 2016.

Sipas dokumentit që Periskopi thotë ta posedojë të plotë, aktakuza është ngritur me arsyetimin se ‘të pandehurit në bashkëkryerje duke filluar nga data 26.09.2014, në vazhdimësi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që Murat Meha, në cilësinë e Kryeshefit të Përgjithshëm të Agjensionit Kadastral të Kosovës, Ismet Kryeziu, në cilësinë e Drejtorit të Drejtoratit Ligjor në Agjencionin Kadastral të Kosovës e kanë penguar të dëmtuarën “Marigona Rezidenc’ në ushtrimin e veprimtarisë së saj, ashtu që të dëmtuarën e kanë vënë në pozitë të pabarabartë në raport me ligjin e zbatueshëm’.

Murat Meha është kryetari Komisionit Shtetëror për shënimin kufirit Kosovë Mali i Zi.

Marrëveshja e Demarkacionit po kontestohet nga opozita.