Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, dënon ashpër deklaratën e sotshëm të Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovës në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës të 20 majit 2016, në lidhje me pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, që po pretendon t’i marrë Manastiri i Deçanit.
Përmes një komunikate për opinionin, LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, i kujton Zyrës se BE-së në Kosovës se në vendin tone janë të pazbatueshme dhe të paaplikueshme ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore që ka marrë regjimi i Millosheviqit për Kosovën në përudhen 1989-1999, dhe për këtë arsye vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës për kontestin pronësor në mes qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit, në njërën anë, dhe Manastirit të Deçanit, në anën tjetër, është vendim i pazbatueshëm, sepse vendimi i kësaj gjykate thirret në vendimet e viteve ’90 të kohës së Millosheviqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, rithekson bindshëm se do të kundërshtojë me çdo formë demokratike zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe njofton se paralajmërimi i bllokimit të rrugës për tek Manastiri i Deçanit do të behet si shenjtë mospajtimi më vendimet antikushtetuese që kanë marrë institucionet gjyqësore në Kosovë për kontestin pronësor në Deçan.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, pret nga Zyra e BE-së në Kosovë që të dënojë ashpër shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga ana e Manastirit të Deçanit, kur dihet se ky institucion ka shkelur ligjet dhe aktet e UNESCO-së me rastin e ndërtimeve të reja, që ka bërë në afërsi të objektit mesjetar të Manastirit të Deçanit.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i kujton Zyrës se BE-së në Kosovë se Manastiri i Deçanit është objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, shpirtërore e historike edhe të shqiptarëve të Kosovës dhe si i tillë ai ndër shekuj është ruajtur dhe respektuar nga vetë deçanasit, përfundon komunikata e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.