Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 72 vjetorin e rënies së heronjve kombëtarë, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.
Thaçi thekson se për nder të këtyre dy figurave historike, më 23 shkurt në orën 11, do të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i tij i plotë në Facebook:
“Komandantët e shquar Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica 72 vjet më parë ranë në luftim me forcat ushtarake komuniste jugosllave, që po ushtronin terror shtetëror mbi popullatën shqiptare për muaj të tërë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.
Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia e parë më e fuqishme kundër diktaturës dhe regjimit jugosllav në Ballkanin Juglindor.
Për nder të këtyre dy figurave historike, më 23 shkurt 2017, nën përkujdesjen time, do të mbahet një Akademi, në Teatrin Kombëtar, në orën 11”.