Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-gjyqtari Kolë Puka do të përballet me 66 prova të prokurorisë

Ish-gjyqtari i Pejës, Kolë Puka do të përballet me 66 prova të deponuara nga prokuroria në gjykatë, shumica e të cilave kanë të bëjnë me dyshimin për përfitim të paligjshëm të pasurisë.

Një prezantim i shkurtër i tyre është bërë të mërkurën gjatë rigjykimit të Pukës në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Pos prokurorisë, prova ka deponuar edhe mbrojtja e Pukës, e cila po pretendon t`i hedhë poshtë ato të prokurorisë. Elaborimi i provave pritet të bëhet në seancën e radhës më 19 maj prej të dyja palëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-gjyqtari akuzohet për nxjerrje të paligjshme të vendimeve gjyqësore, keqpërdorim të detyrës zyrtare, pastrim të parave dhe shmangie nga tatimi.

Ai, për këto vepra penale u patë gjykuar para pesë vjetësh. Në vitin 2012 u dënua me 10 vjet burgim. Ai atëkohë dyshohej se ka përfituar 1 milion e 250 mijë euro nëpërmjet metodave kriminale. Të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe dy avokatët: Zef Marleku dhe Lon Palushaj, mirëpo ata u patën shpallur të pafajshëm. Gjykata pati cilësuar se avokatët kanë rënë viktima të Kolë Pukës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.